Policia konfiskon armë pa leje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se nga një i dyshuar ka konfiskuar një pistoletë të cilën personi në fjalë ishte duke e mbajtur në shtëpi në mënyrë ilegale.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

I dyshuari vetë ka deklaruar se e kishte armën në pronësi. Në konsultim me prokurorin iniciohet lënda e rastit e cila lëndë procedohet në procedurë të rregullt.