Ferizaj, momenti kur hajni vjedh telefonin nga kombi

0
105

Një vjedhje ka ndodhur sot në Ferizaj.

Indeksonline raporton se një hajn ka vjedhur një telefon nga një kombi i cili ishte parkuar buzë trotuarit.

Rasti ka ndodhur rreth mesditës.

Në pamjet e siguara nga Indeksonline shihet se si drejtuesi i kombit bartë disa pako me mall jashtë mjetit, teksa personi i dyshuar afrohet, hap derën e majtë dhe merr telefonin që gjendet brenda në kombi, sapo sigurohet që nuk duket i dyshimtë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se rasti në fjalë është raportuar edhe në polici.

Për më shumë, ndiqni videon: