FFK del me komunikatë në lidhje me deklaratën e fundit të Vedat Muriqit

Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi kanë publikuar një komunikatë, ku thuhet se deklarata e fundit e sulmuesit është keqkuptuar.

Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit, thuhet në njoftimin e FFK.

Sipas këtij njoftimi, deklarata e Muriqit se është kontrolluar nga policë izraelitë në Kosovë bie poshtë.

“Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit”, përfundon njoftimi.