Iniesta zyrtarisht i bashkohet klubit japonez Vissel Kobe

0
231

Andres Iniesta edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit japonez Vissel Kobe.

Klubi nga Japonia Perëndimore ka njoftuar sot përmes një komunikatë në uebsajtin e vet zyrtar se ish-legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, i është bashkuar klubit nga liga japoneze.

33 vjeçari spanjoll raportohet se ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën japoneze.

Pas prezantimit tek skuadra japoneze, Iniesta në një konferencë për media tha se ka  refuzuar oferta të ndryshme nga klubet tjera për ta pranuar atë të Vissel Kobe për shkak se projekti që kjo e fundit ia kishte prezantuar e kishte bindur atë.
“Është një ditë e veçantë për mua. Kjo është një mundësi e madhe për mua në karrierën time sportive”, ka thënë Iniesta.

“Kam pasur oferta të ndryshme nga klubet tjera, por vendosa për Vissel Kobe,  sepse projekti të cilin ma prezantuan m’u duk shumë interesant”, zbuloi ai.

“Japonia është vend i mrekullueshëm, siç është edhe kultura e tyre. Mezi pres të jetoj në Japoni”, ka deklaruar Iniesta.