Fillon fushata “Mëso shqip” (video)

Me moton “MËSO shqip” përmes fushatës për vetëdijesimin e mësimit plotësues në diasporë, MDIS synon t’i informojë bashkatdhetarët/prindërit për rëndësinë e mësimit plotësues dhe të shkollave shqipe në diasporë.

“Prindër të dashur, dërgoni fëmijën tuaj në mësimin plotësues dhe në shkolla shqipe në vendet ku ju jetoni!” ka shkruar Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Kujtojmë se shumë shkolla janë hapur në shumë shtete të botës, veçmas ato të Evropës si në Zvicër, Itali, Gjermani, Austri, etj. /Albinfo.ch/.