Fillon takimi VV-LDK, i pranishëm edhe Lufti Haziri

Nis takimi i radhës mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim pritet të diskutohet për programin për shëndetësi dhe arsim.Në takim po merr pjesë edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, shkruan Kosovapress.

Nga të dyja grupet punuese janë të përfshirë edhe njohës të fushës.