Fitoi Miss-in në SHBA, shqiptarja ndan detajet: Jam shumë krenare

0
307

Samanta Sarelli është shkodranja me karrierë brilante në SHBA. Ajo është vetëm 20-vjeçe dhe po korr sukses të vazhdueshëm. Fillimisht, kur ishte 15-vjeçe, ajo u zgjodh Miss Connecticut Teen USA.  Ndërkohë tashmë, po vijon si një modele në pasarela të njohura.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Samanta zbuloi më shumë detaje rreth vetes për publikun shqiptar.

“Jam në vitin të tretë të universitetit dhe po studioj ekonominë. Jam shumë krenare që kam fituar sepse kam mundësi të ndihmojë shumë njerëz.

Ka qenë një ëndërr shumë e madhe për mua të fitoja. Tashmë jam modele dhe po punoj këtu në Itali”, u shpreh ndër të tjera bukuroshja./abcnews.al