Fjalë të mëdha të trajnerit të Werderit: Rashica është i aftë ta vulos ndeshjen

Milot Rashica do të jetë lojtari kryesorë i Werder Bremen në sezonin e ardhshëm.

Trajneri Florian Kohfeldt në një intervistë ka thënë se ylli i Kosovës ka aftësinë të vulos ndeshjet.

“Ai është bërë edhe më i sigurt në aftësitë e tij gjatë ndeshjeve të para-sezonit. Ai mund të jetë një fitues i ndeshjes. Ai gjithashtu ka një mirëkuptim të shkëlqyeshëm me shokët e tij të skuadrës“, ka thënë Kohfeld në intervistë.

Rashica shkëlqeu në sezonin e fundit në Bundesligë, duke shënuar 12 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat.