Fjalët e Robin Krasniqit pas triumfit në duelin e vlefshëm për WBC Silver

Robin Krasniqi është deklaruar rreth triumfit që e arriti ndaj Nadjib Mohammedi.

Boksieri nga Algjeria që përfaqëson Francën u diskualifikua nga juria për shkak të goditjeve të parregullta ndaj boksierit tonë.

Pasi fitoi duelin e vlefshëm për WBC Silver, Krasniqi ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan ta realizonte ëndrrën për të boksuar në Kosovë.

“E falënderoj Zotin që jam në mesin tuaj dhe po ua jap këto emocione. U falënderoj që plot 18 vjet më keni mbështetur dhe nuk më keni lënë të dorëzohem”, ka thënë fillimisht boksieri nga Juniku.

“Premtimin e kam mbajtur, i kam sjellë krejt titujt. Edhe këtë ëndërr e kam realizuar për të boksuar në Prishtinë”.

“Nuk ishte nata ime të them të drejtën. Emocionet ishin të mëdha. Shiu më demoralizoi pak, më mori pak koncentrimin, por kaq ishte e shkruar. Por unë do t’u jap emocione tjera”, ka shtuar Krasniqi.

Ai më pas ka bërë falenderime të shumta, ndërsa ia ka dhënë edhe këngës “jem ilira, jem teuta”, ka shtuar Krasniqi. /Telegrafi/