Pasi kualifikoi Çekinë në ‘Euro 2024’, Silhavy jep dorëheqje

Jaroslav Silhavy nuk do të jetë më trajner i Republikës Çeke, pasi ka dhënë dorëheqjen pas kualifikimit në “Euro 2024”.

Silhavy mori drejtimin në shtator të vitit 2018 dhe udhëhoqi Çekinë në çerekfinalet e “Euro 2020”. Ata gjithashtu rezervuan vendin e tyre për në Kampionatin Evropian verën e ardhshme, duke mposhtur ditën e hënë Moldavinë me rezultatin 3-0.

“Edhe pse jemi të lumtur tani, ne kishim vendosur tashmë para ndeshjes që të mos vazhdonim më aventurën së bashku. E informova presidentin Petr Fouska për këtë vendim. Presioni ishte i madh tashmë, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjë gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë”, ka thënë tekniku 62-vjeçar.