Flet ish-gjenerali i lartë amerikan: Ja çfarë i prishi planet e ushtrisë ruse

Ish-gjenerali amerikan, David Petraeus, tha se Rusia do të kishte epërsi absolute ajrore mbi Ukrainën, sikur Perëndimi të mos kishte dërguar më herët armë, furnizime dhe raketa të mbrojtjes ajrore.

“Rusët do të ishin në gjendje të bënin çfarë të donin, por nuk janë, për shkak të këtyre sistemeve”, tha Petraeus për BBC-në.

Ai tha se shumë raporte të verifikuara për avionët e rrëzuar rusë, sugjerojnë se forcat ruse kanë pësuar humbje shumë të mëdha.

Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim qysh para fillimit të pushtimit rus, më 24 shkurt.

Bashkimi Evropian, për herë të parë në historinë e tij, është duke financuar armatimin e një vendi në konflikt, në këtë rast Ukrainës.