Flet kryeshefi i shkakuar i Trepçës, Basri Ibrahimi

Basri Ibrahimi, ish-Kryeshefi i Ndërmarrjes “Trepça”, në një intervistë për InDoks ka treguar se para se të shkarkohej ish-bordi i kësaj ndërmarrje, për tu zëvendësuar me një që tash po e quajnë të përkohshme, Ministrja Rrozeta Hajdari në një formë kishte tentuar ta sabotonte punën e ish- bordit dhe të vetë Kryeshefit. Ai ka thënë se u ndaluan subvencionet që t’i rrebelonin punëtorët.

“Ne e kemi pas të lejuar mbështetjen për paga me subvencione e investime kapitale, me ditë të tëra kam kërkuar që subvencione të lejohen kam qenë i sigurt se është praktikë në Stanbreg, momentin që nuk jepen pagat prej datës 7-10 të muajve rrjedhës ata zakonisht ndërprejnë punën. Unë i kam lut me javë të tëra ata zakonisht ndërprejnë punë, më ditë iu kam ndejt tek zyret i kam shkru me bisedu që të lejohen e t’i lirojnë ato, mjete sepse do të ketë pasoja, ata nuk kanë bërë diçka të tillë, 13-14 kur ishte kam shkrujt që do të ketë eskalim të situatës nëse këto mjete nuk do të jepen duke parë mentalitein e punëtorëve”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi po ashtu pretendon që ndërmarrja po ecte mirë, dhe e shkarkuan në kohën kur po punonte mirë.

“Vetëm po ju them se unë kam marrë detyrë 10 qeshor 2019 për këta 6 muaj kemi arrit që ta ngrisim prodhimin për 28% që është, një ngritje pastaj janari shkurti deri dikun po më i mirë, ka qenë se 6 mujorshi i dytë i 2019, marsi ka qenë rekord, janari dhe marsi janë rekorde të prodhimit të xehes në Stangërd, në vend që ta mbështësin këtë trend. Nuk ka problem se a jam në këtë pozitë apo jo me rëndësi është që Trepça të jetë në nivel të mirë”