Formacionet zyrtare: Barcelona – Manchester United

Barcelona dhe Manchester Unitedi e zhvillojnë sonte ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve që kësaj radhe zhvillohet në ‘Camp Nou’, e cila fillon nga ora 21:00.

Barcelona, sfidën e parë në ‘Old Trafford’ e fitoi me rezultat 0 – 1, prandaj me çfarëdo barazimi apo fitoreje kualifikohen në gjysmëfinale.

Ndërkaq, Macnheste Utd duhet doemos ta fitoj ndeshjen duke shënuar dy e më shumë gola për t’u kualifikuar. Fitorja 1 – 0 e Unitedit e dërgon sfidën në vazhdime.

Formacionet zyrtare të dy skuarave:

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suarez, Coutinho.

 

Manchester United: De Gea – Jones, Smalling, Lindelöf, Young – Fred, McTominay, Pogba – Lingard, Rashford, Martial.