Formacionet zyrtare: Kosovë – Greqi

Sonte (e diele) në ora 20:45, Kosova do kërkojë fitoren e dytë në kualifikimet për Kupën e Botës, këtë herë ndaj Greqisë.

Pas fitores së parë historike ndaj Gjeorgjisë, “Dardanët” synojnë vetëm pikët e plota ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Me mungesa të shumta, si Arbër Zeneli, Elbasan Rashani dhe Bersant Celina, përzgjedhësi Bernard Challandes ka përpiluar formacionin bazë, ku nuk ka bërë shumë ndryshime në krahasim me atë të ndeshjes ndaj Gjeorgjisë.

Në fakt, tekniku zviceran ka bërë vetëm një ndryshim atë të Rashanit që mungon shkaku i lëndimit me Milot Rashicën, ky i fundit nuk ishte i pranishëm për përballjen ndaj Gjeorgjisë, shkaku që nuk lejohej nga Premierliga.

Formacionet zyrtare:

Kosovë: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj; Halimi, Dreseviq, Berisha; Kastrati, Muriqi, Rashica

Greqi: Vlachodlmos; Andoutsos, Mavropanos, Tzavellas, Tsmikas; Bakasetas, Bouchalakis; Stopis; Douvikas, Pavlidis, Giannolis.