Formacionet zyrtare: Napoli – Juventus

Napoli do të ndeshet me Juventusin në kuadër të Serie A nga ora 18:00.

Napoli pret Juventusin në “Diego Armando Maradona Stadium”, në një ndeshje tejet të vështirë për ta, shkaku i lëndimeve dhe shpërthimit të COVID-19 në kampin stërvitor të tyre.

Rrahmani pritet të startojë në mbrojtje, ndërsa Elseid Hysaj po kalon një përiudhë të vështirë, ai ndeshjen e fundit u pa tejet i mllefosur nga zëvendësimi sa nuk i dha dorën Rrahmanit për ta përshëndetur. Së fundmi, agjenti i tij ka konfirmuar se e ardhmja e shqiptarit është larg Napolit.

Koulibaly dhe Ghoulam janë infektuar me COVID-19 dhe nuk janë të gatshëm, ndërsa Mertens, Manolas dhe Demme janë të lënduar.

Për Juventusin, Arthur Melo, Ramsey dhe Dybala nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Juventusi qëndron në pozitën e tretë me 42 pikë, ndërsa Napoli qëndron në pozitën e gjashtë me 37 pikë.

Formacionet zyrtare të klubeve: