Zyrtare: Bruno Fernandes transferohet te Man United

Manchester United ka kompletuar transferimin e Bruno Fernandesit nga Sportingu i Lisbonës.

Pas një telenovele të gjatë me shumë zhvillime, “Djajtë e Kuq” më në fund kanë zyrtarizuar mesfushorin.

“Manchester United është i lumtur të konfirmojë arritjen e marrëveshjes me Sporting Clube de Portugal për transferimin e Bruno Fernandes.

“Marrëveshja është subjekt i kalimit të testeve mjekësore dhe pajtimit të kushteve personale. Një tjetër njoftim do të pasojë së shpejti”, ka shkruar United në faqen zyrtare.