Fshatarët detyrohen ta kalojnë lumin edhe pa urë, kritikohet Komuna e Klinës (video)

Të gjithë ata që ia mësyjnë të kalojnë mbi lumin e fshatit Gjurgjevik i Madh në Klinë ballafaqohen me një problem. Rreziku aty gjithnjë është i pranishëm.

Ka një muaj që ura e vjetër e këtij fshati të Klinës u demolua për t’u ndërtuar e reja. Por, kjo nuk po ndodh.

Banorët po hedhin kritika për komunarët që projekti nuk po përfundohet.

Madje këtu një familje ishte në rrezik në momentin kur ka tentuar ta kalojë rrugën me makinë.

Ura fillimisht është demoluar për të nisur nga e para, por Komuna e Klinës ende nuk e ka kryer këtë punë.

Komuna po thonë se brenda dy javësh ura do të ndërtohet.