Futbollistes i rrëshqet shamia e kokës (hixhabi), ndërpriet ndeshja. Videoja bëhet virale (video)

Pesë futbolliste femra kanë ndaluar lojën e futbollit për të ndihmuar një lojtare kundërshtare, për të rregulluar mbulesën e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë lojtaret e skuadrës nga Shabab Al-Ordon Club, Jordan, të cilët po fitonin me një gol, ato që ndihmuan lojtaren rivale nga Klubi Amman, kur papritmas “rrëshqiti” hixhabi i saj.

Pamjet tregojnë se gruaja reagon menjëherë në mënyrë që flokët e saj të mos duken nga spektatorët ndërsa lojtaret e skuadrës kundërshtare ndalojnë lojën për ta ndihmuar atë.

Ndërsa ulet në fushë dhe rregullon hixhabin e saj, tre kundërshtarët e saj vendosen rreth saj ndërsa dy të tjerë ecin për të krijuar një rreth të ngushtë.

Dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të shpejtë për të lavdëruar aktin duke e përshkruar atë një gjest ‘të bukur’.