NATO reagon pas vendimit të Putinit për ta njohur Donetzkun dhe Luhanskun

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka dënuar vendimin e Rusisë për të njohur, Donetzkun dhe Luhanskun, rajone këto të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter ka thënë se një vendim i tillë shkatërron përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe shkel marrëveshjen e Minskut.

“NATO mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne i bëjmë thirrje Moskës të ndalojë nxitjen e konfliktit dhe të zgjedhë diplomacinë”, ka shkruar Stoltenberg.