Futbollisti i Atleticos “nokauton” gjyqtarin (foto)

Ndeshja në mes të Atleticos dhe Juventusit po zhvillohet në ritëm shumë të lartë.

Në këtë situatë e ka pësuar gjyqtari kryesor i ndeshjes, Makkelie.

Ai është goditur me top nga Correa duke rënë për një moment në tokë.

Ndeshja u ndërpre dhe iu dha ndihma e parë gjyqtarit, ku më pas edhe u rikthye të kryej punën e tij.