Futbollisti ukrainas realizon super gol në Premierligë, “shpërthen” në lot gjatë festës

Futbollisti ukrainas realizon super gol në Premierligë, “shpërthen” në lot gjatë festës

Futbollisti ukrainas realizon super gol në Premierligë, “shpërthen” në lot gjatë festës

Andriy Yarmolenko ka shpërthyer në lot gjatë festës së golit në fitoren e West Ham United në takimin kundër Aston Villës.

West Ham United triumfoi 2:1 ndaj skuadrës nga Birmingnham në Londër, shkruan Fokusi.info.

Ajo që preku të pranishmit në stadium ishte goli i futbollistit ukrainas, Yarmolenkos në minutën e 70-të, vetëm 18 minuta pasi u inkuadrua.

Ai realizoi super gol ndërsa gjatë festës së tij “shpërtheu” në lot. Krejt kjo për shkak të agresionit rus në shtetin e tij.

Shumë prej futbollistëve ukrainas, përfshirë këtu edhe Yarmolenkon kanë reaguar ashpër ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Fokusi.info/