Infermierja kosovare humb betejën nga COVID-19

Infermierja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një shkrimi në Facebook ku Luljetën e kujtuan si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj u shërbeu pacientëve.

Njoftimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me Covid 19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.

Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci.

Me pikëllim të thellë,

Naser Rrustemaj

Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës