Gara më e frikshme në histori të Formula 1

Aksidentet asnjëherë nuk kanë munguar në garat e Formula 1.

Përveç dëmeve materiale ka ndodhur edhe të ketë viktima, si në rastin e Ayrton Senna.

Por gara ku ka pasur më së shumti aksidente është ajo për çmimin e madh të Belgjikës, ku pista u shëndrrua në një kaos.

Reshjet e shiut bënë që pista të jetë e lagur dhe dukshmëria shumë e ulët.

Që në start pati një përplasje të madhe, ku u përfshinë disa vetura. Por edhe më pas pati përplasje të mëdha.