Gashi bën thirrje veteranët të futen në Ligjin për Pagat

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë thirrje që të bëhet një zgjidhje për veteranët që të futen në Ligjin për Pagat.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se shumë veteranë janë detyruar që të dalin nga vendet punës si pasojë e mos futjes në Ligjin për Pagat.