Gashi e quan Kurtin “arrogant”, ndërsa Nagavcin “një copë injorante”

Shkëlzen Gashi, analist i përhershëm në T7, ka komentuar ngjarjet politike të vitit 2023.

Në emisionin “Pressing”, Gashi ka pasur shumë kritika ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, përveç kritikave, Gashi ka pasur edhe cilësime të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti e ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavci.

Gashi e ka quajtur “arrogant” Kurtin, ndërsa Nagavcin e ka cilësuar si “një copë injorante”

“A e ke pa sa arrogant është ky, bashkë me atë ministren e vet të arsimit me atë injoranten, ajo është një copë injorante.” – deklaroi Gashi.