Gashi: LDK e ka ruajtur mirëbesimin, VV e ka keqpërdorur këtë

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arben Gashi ka thënë se duhet të bëhet balancimi i pozitave në koalicionin me VV’në, shkruan Periskopi.

Gashi ka thënë se LDK ka ruajtur mirëbesimin por sipas tij VV e ka keqpërdorur.

“Ne nuk kemi dalë pikërisht për të ruajtur mirëbesimin mes palëve që mos të dalin informacione jashtë përshkak që mos të ketë akuza ndërsa në anën tjetër kemi pas kryetarin e VV’së me deklarata”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Sipas tij VV nuk ka përvojë në krijimin e institucioneve.

“Kanë ma pak përvoj dhe u nxitën më shumë nga dëshira e rrjteve sociale e mediave, sepse po kalojnë në një tranzicion, VV po kalon në një fazë që s’ka kaluar kurrë më parë, LDK i ka kalu këto”, u shpreh ai.