Gazetari Idro Seferi: Policët e kidnapuar janë dërguar në Beograd

Gazetari shqiptar që raporton nga Beogradi, Idro Seferi, ka thënë se policët e Kosovës të kidnapuar orë më parë në kufi me Serbinë, janë dërguar në Beograd dhe me ta po merret prokuroria.

Seferi ka thënë se këto informata i ka sipas burimeve të tij jozyrtare.

“Videot e Policisë se Serbisë e konfirmojnë arrestimin e tre policëve të Kosovës. Në orën 16h pritet te këtë një konference për më shumë detaje. Sipas infove jozyrtare policet janë sjell ne Beograd dhe me ta do te merret prokuroria”, ka shkruar Seferi në “Facebook”.