Gazetarja shqiptare habit me shifrat, tregon sa paguhet një eskortë në Dubai për 24 orë shërbim

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.

Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.

Gazetarja Aida Topalli tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shifrat me të cilat paguhen eskortat në Dubai janë shumë të larta. Ajo tregoi se për 30 minuta shërbim një eskortë VIP paguhet deri në 700 euro, ndërsa për një ditë deri në 10 mijë euro.

“Po shikoja faqen eurogirls ku kishim edhe pafund vajza eskorta, kryesisht kishte ruse dhe ukrainase, shqiptare nuk pashë në atë faqe. Në Dubai shifrat vararionin nga 700 euro për 30 minuta shërbim seksual, deri në 10 mijë euro për 24 orë, që t’i shoqërojnë dhe ofrojnë shërbime seksi”, tha ajo.

Lini një Përgjigje