Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me vranësira lokale, kurse gjatë dites priten rreze diellore por do të mbetet freskët.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell por edhe me vranësira kalimtare. Do të jetë freskët.

Të mërkurën në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Në mëngjes do të jetë ftohtë dhe vende-vende do të ketë mjegull. Gjatë dites në tërë rajonin priten ngritje të temperaturave dhe rreze të këndshme diellore.

Të enjtën dhe të premtën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ku në disa rajone do të ketë reshje afatshkurtëra të dobëta shiu./Meteoballkan