Gëzim Kelmendi: VV dhe Nisma rrënjët i kanë në PDK

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një njoftimi, ka thënë se Vetëvendosje dhe Nisma i kanë rrënjët në PDK. Sipas Kelmendit, kjo është arsyeja pse këto parti nuk po kundërshtojnë një koalicion me PDK’në.

Kelmendi ka thënë se Nisma ka filluar bisedimet për koalicion me PDK’në, e që më parë s’ka lënë të zezë pa thënë për këtë parti.

Ngjashëm po vepron edhe VV’aj sipas Kelmendit. Ky i fundit thotë se VV’ja nuk po e kundërshton një koalicion të mundshëm paszgjedhor me PDK’në.

“Ata munden me bë koalicion mes veti, por sa njeri është në burgje dhe ka vdekur në burgje si pasojë e “rivalitetit të egër” mes tyre. Qytetarët tani në zgjedhje e kanë mundësinë ti thonë “STOP” mashtrimit të madh të tyre.”, ka thënë ndër të tjera Kelmendi.