Gjendet e vdekur një foshnje në Prizren, e ëma dërgohet për trajtim mjekësor

Një foshnje është gjetur pa shenja jetë të hënën në Prizren, raporton Demokracia.com

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Tuje policia ka njoftuar se e ëma e foshnjës për shkak të gjendjes jo të mirë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Prizren 14.03.2022-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.