Sulmi ndaj të moshuarës, reagon Kurti: Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit ndaj të moshuarës në Pejë, raporton Front Online.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti e konsideron të tmerrshëm këtë rast, duke theksuar se institucionet e vendit janë aktivizuar menjëherë.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndjenjën dhe përkujdesjen qytetare.