Gjendet i vdekur një person brenda veturës së tij në Rahovec

Një person është gjetur i vdekur brenda veturës së tij në Rahovec.

Policia bën të ditur se dje është raportuar se viktima mashkull kosovar në veturën e tij është gjetur pa shenja jete.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.