Gjendet një person i vdekur në Veternik, dyshohet për vetëvrasje

Një person pa shenja jete është gjendur sot në lagjen Veternik të Prishtinës.

Dyshimet e para janë për një vetëvrasje të mundshme. Në lidhje me këtë rast Indeksonline kontaktoi Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës.”

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, u shprehë ajo.