Reagon Hoxhaj pas refuzimit që iu bë ish-ushtarëve të UÇK’së nga Specialja për lirim të përkohshëm

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit për refuzimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për lirim të përkohshëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit.

Hoxhaj përmes një statusi në ‘Facebook’-ut, ka thënë se të gjykuarit janë “sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë.

“Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë! #LiriaKaEmër”, ka shkruar udhëheqësi i PDK’së në ‘Facebook’-un e tij.

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për mbrojtje në lirim të përkohshëm.