Gjenerali i pensionuar i FSK-së, Imri Ilazi ndalohet në Turqi pas kërkesës së Serbisë në Interpol

Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është ndaluar nga autoritetet e Turqisë.

Kryetari i OVL-së së UCK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se ndalimi i tij është bërë pas kërkesës së Serbisë në Interpol ndaj ish ushtarëve të UCK-së, transmeton Fokusi.info.

Statusi i plotë i Gucatit:

Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot eshte ndaluar nga Policia Turke ne Airoportin e Antalis qe shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjestarve të UÇK -së ne Interpol nga burimet qe kemi marrë Serbiaketo ditë ka ber nje listë re me emra te ish pjestarve te UÇK -së ju bejmë apel te gjithë bashkëluftetarve qe keto ditë mos te dalin nga shtetet tjera . Shteti Turk duhet te mos i marrë parasyshë asnjeher veprimet dhe listat e derguar ne Interpol nga Serbia .