Gjermania e bllokon Malin e Zi

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka njoftuar se ka hequr Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta.

Berlini zyrtar e ka arsyetuar këtë vendim pasi kanë rezultuar pozitivë disa persona nga ky shtet që kanë arritur në Gjermani, shkruan Indeksonline.

Në njoftim thuhet se personat që mund të hyjnë nga Mali i Zi në Gjermani janë ata që dëshmojnë një arsye shumë të rëndësishme.

Lista e vendeve të sigurta që mund të futen në Gjermani aktualisht është reduktuar në shtatë.

Australia, Gjeorgjia, Kanada, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji janë shtetet e vetme që aktualisht llogariten të sigurta sipas Gjermanisë.