Osmani: Hoti shkeli Kushtetutën me emërimin e Hysenit koordinator

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se emërimi i Skënder Hysenit koordinator shtetëror është në kundërshtim me Kushtetutën, që sipas saj, i jep të drejtë vetëm Kuvendit të emërojë mekanizma të tillë për çështje të caktuara.

“Nëse në asgjë tjetër s’u shkel Kushtetuta në këtë pikë po, sepse është shkelë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që thotë se nuk mund të ketë mekanizëm të posaçëm që negocion. Në këtë rast mekanizmi i posaçëm që është krijuar me një vendim të Qeverisë thotë që koordinatori shtetëror e udhëheq këshillin e ekspertëve”.

“Me shkrim nuk ia kanë dhënë kompetencën për të negociuar por gojarisht po, u tha edhe sot në Kuvend që Hyseni e ka mandatin për të negociuar e hartuar marrëveshjen finale”.

“Gjykata Kushtetuese thotë se vetëm Kuvendi mund të themelojë trupat dhe institucione të veçanta. Në qoftë se kjo është Kushtetua, kjo është shkelë”.

Osmani tha se Hyseni është jashtë mbikëqyrjes parlamentare dhe se nuk mund të raportojë kryeministri Hoti në një takim që s’ka qenë.