Gjoshi i PDK-së: Albin dil pyeti bizneset të tregojnë se si është gjendja reale në ekonomi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Kurti lidhur me progresin e shënuar në ekonomi.

Zyrtari i PDK-së i ka kërkuar Kurtit që të del në teren dhe t’i pyet bizneset se kur ka qenë më mirë situata në ekonomi, sot në pandemi, apo para saj.

“Jeni ba si Besnik Bislimi që thojke ka ra papunësia në pandemi kur krejt Kosova ishte mbyllë dhe kurgju nuk lëvizke”, ka shkruar ndër të tjera Gjoshi.

Postimi i plotë i tij:

Albin, dil dhe pyeti bizneset. Dil në terren dhe vizitoji.

Mos e le me shku veç në fushatë për zgjedhje.

Dil dhe vizitoji bizneset. Ato ju tregojnë se kur ka qenë më mirë, sot në pandemi apo në 2019 para pandemisë?

Jeni ba si Besnik Bislimi që thojke ka ra papunësia në pandemi kur krejt Kosova ishte mbyllë dhe kurgju nuk lëvizke.