Gjoshi i PDK-së i drejtohet Vjosa Osmanit: As ti e as Albin Kurti nuk keni ftyrë me kërku ndihmën e miqve të Kosovës

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi thotë se Vjosa Osmani e Albin Kurti nuk kanë fytyrë me kërku ndihmën e miqve të Kosovës.

Ky reagim i tij erdhi pasi që, u.d e Presidentit, Vjosa Osmani kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për krimet e Serbisë në Kosovë.

Gjoshi thotë se Osmani e Kurti kanë ushqyer ndjenjat e urrejtjes ndaj tyre.

Ky është postimi i tij i plotë:

Hiç, nuk ka ma me lyp ndihmën e miqve tanë që ndihmuan në themelimin e Republikës së Kosovës.
Ti Vjosa Raif Osmani bashkë me Albin K. gjjnduni vet, pa ndihmën e askujt.
As ti, as Albin K. nuk keni ftyrë me kërku ndihmën e miqve.
Ju dy i keni ushqyer ndjenjat e urrejtjes ndaj tyre me deklarata të papërgjegjshme.
Ju dy ia keni shti tutën këtij populli se miqtë nuk po janë gjithmonë me neve.