Gjoshi: Sot kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga kontrolli i veriut

Betim Gjoshi, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si papërgjegjshmëri qëndrimin e këtij të fundit në Austri.

Gjoshi, ku ka shtuar se sipas tij, kryeministri ka hequr dorë nga kontrolli veriut.

Më tej, zyrtari i PDK-së ka deklaruar edhe se, Albin Kurti në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova.

Postimi i plotë:

Sot, një kryeministër i papërgjegjshëm do të qëndrojë në Austri, në ngjarje të kota me majtistë dhe të parëndësishme për shtetin e Kosovës.

Sot, ky kryeministër, ka hequr dorë nga kontrolli i veriut.

Nuk ka asgjë më urgjente dhe më me interes për Republikën e Kosovës se të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial.

Por, jo!

Albin Kurti, në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova.