Gjuriq: Mund të rivendoset linja ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës

0
245

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq pret që një letër qëllimi të nënshkruhet sot në Berlin midis Ministrisë serbe të Ekonomisë dhe Lufthansës, e cila do të lejonte rivendosjen e një linje ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës pas 20 vjetësh.

Gjuriq i tha RTS-së se linja mund të vijë në jetë pas heqjes së taksës për mallrat nga Serbia dhe vazhdimit të dialogut, i cili është gjithashtu një parakusht për heqjen e taksës siç e quajti ai “anti-civilizuese”, transmeton Klan Kosova