Gjuriq u ankohet belgëve: Serbët po përballen me probleme në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, është takuar me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës.

Bëhet e ditur se Gjuriqi i ka informuar ata për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe siç u tha “problemet që has populli serb”.

Gjuriq iu tha diplomatëve belgë, të udhëhequr nga drejtoresha e Çështjeve Bilaterale, ambasadorja Anik Van Kalster tha se fitorja bindëse e Listës Serbe në zgjedhjet e fundit konfirmoi edhe një herë se serbët në Kosovë pothuajse njëzëri mbështesin përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe kompromisi për problemet në Kosovë.