Latifi: Akuzat se UÇK ka kryer krime kundër katolikëve janë të rreme dhe absurde

Analisti politik dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar për aktakuzat e konfirmuara të Speciales kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka thënë këto akuza janë absurde dhe të rreme, shkruan lajmi.net.

Këtë ai e ka thënë se në kontekstin e pretendimeve të prokurorisë se janë kryer krime kundër katolikëve.

“Ju mjafton ta dini se prej nga vjen shqiponja dykrenore në emblemën e UÇK-së, për ta kuptuar se sa absurde dhe absolutisht të rreme janë akuzat se ajo ka kryer krime kundër katolikëve”, ka shkruar Latifi.