Gjuriqi-serbëve: Kosova është vendi më i mirë për ta festuar ‘Vidovdanin’

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka arritur sot në Zubin Potok ku është takuar me kryetarët e katër komunave të veriut dhe iu ka drejtuar qytetarëve me një fjalim.

Ai u ka thënë atyre se shteti serb i përkrah ata duke shtuar se Kosova është vendi më I mirë për ta festuar ‘Vidovdanin’.

MPJ i ka dhënë leje Gjuriqit që të qëndrojë në veri të vendit, por jo edhe në pjesët tjera të territorit të Kosovës.