Përmbyllet subvencionimi i rrymës për qytetarët që kursyen

Këtë muaj përfundon pakoja e subvencionimit të rrymës për ata që kanë kursyer energjinë elektrike.

Kështu ka konfirmuar ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë një konference për media bashkë me Ambasadorin e BE-se në Kosovë Tomáš Szunyog.

“Gjatë dy viteve të fundit jemi përballur me krizën energjetike..kjo ka ndikuar që ne si shtet të ndërmarrim hapa.. nga këto masa njëra ka qenë edhe për subvencionimin e kursimit të energjisë, që e kemi lansuar në muajin shtator. Muajt shtator tetor dhe nëntor kanë qenë të mbuluar nga Kosova, kurse për dhjetor janar shkurt dhe mars u mbuluan nga fondet e BE për 15 milionë euro për këta katër muaj. Sot apo nesër, do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit që ka qenë për sezonin dimëror. Normalisht do të ketë masa të tjera që janë paraparë me pakon mbështetëse të BE, janë paraparë edhe 25 milionë euro për familjet në nevojë që të tejkalohet barra e faturave të rrymës”, tha ai./Indeksonline