“Gjurmët” rikthehen me koncert në Prishtinë

Rock-grupi i njohur “Gjurmët” po rikthehet me koncert në Prishtinë.

Grupi “Gjurmët” kanë njoftuar se po rikthehen me koncert në 20-vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Pra, ky koncert do të mbahet më 12 qershor, pikërisht në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, në sallën 1 tetori.

“20 VJET NE 20 KANGEKONCERT I MADH I GRUPIT LEGJENDAR TE PRISHTINES“GJURMET” ME SHUME TE FTUEMNE 20 VJETORIN E ÇLIRIMIT TE PRISHTINES“GJURMET” FESTOJNE DITENKUR KANGA DHE DASHNIA U KTHYEN NE QYTET12 QERSHORSALLA 1 TETORIORA 20 E 30

NJI DITE KUR DUHET ME QENE ATY!”, thuhet në njoftimin e grupit “Gjurmët”.

Kujtojmë se koncerti i fundit nga ky grup ishte më 2015 në Tiranë, gala-mbrëmje kjo e mbajtur në Pallatin e Kongreseve. /zëri