Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për pushtimin rus të Ukrainës

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) do të nisë hetimet mbi pretendimet për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ka arsye të bazuar për të besuar se si pretendimet për krime lufte ashtu edhe për krime kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë”, ka thënë Karim AA Khan, prokuror në ICC.

“Është qëllimi im që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të pretenduar që bie në juridiksionin e Zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”.

Rusia ka nisur të enjten e kaluar ofensivën në Ukrainë.