“Gjysmë reformat janë të rrezikshme sa gjysmë analfabetët, sepse shkëlqejnë vetëm për t’i verbuar sytë e votuesve”

Shkruan Musli Gucati

“Gjysmë reformat janë të rrezikshme sa gjysmë analfabetët, sepse shkëlqejnë vetëm për t’i verbuar sytë e votuesve që s’marrin aq shumë vesh nga politika”.

Analfabetët në anën tjetër i fusin hundët kudo dhe gjithkund dhe bëhen turistë në profesionet e huaja, të cilat jo vetëm që nuk i zotërojnë, por të cilat i bëjnë për spital, sepse ua humbin kuptimin dhe destinacionin.

Nuk po e vazhdoj më tutje rrëfimin rreth e rrotull, por po i bie shkurt e trup, sepse ndryshe s’ka kuptim.

Partia për të cilën rrah zemra ime me emrin PDK, nuk i ka humbur rastësisht zgjedhjet, por pikërisht pse e ka nënçmuar intelektin dhe sensin e votuesit për t’u thelluar në detaje dhe për të analizuar shumë më mirë se sa që kanë besuar disa kuadro në krye të hierarkisë partiake.

Fakti që një pjesë e madhe e popullit tonë të dashur jeton në mërgim, apo edhe më saktë në shtetet me demokraci, zhvillim dhe mirëqenie më të avancuar, ua jep atyre mundësinë e mësimit dhe krahasimit.

Apo edhe më saktë mundësinë e mësimit nga praktikat, rregullat dhe përvojat e partive simotra në Perëndim dhe krahasimin e tyre me partitë tona.

Dhe jo vetëm kaq, por edhe krahasimin e drejtpërdrejtë të mënyrës së politikbëries që praktikohet atje dhe të ne.

Dhe kjo mundësi ua hap mërgimtarëve tanë shqisat dhe horizontet për ta kuptuar se si funksionon politikbëria e suksesshme, dobishme dhe profesionale.

Në Perëndim çdo dështim paguhet me dorëheqje të parevokueshme të dështakëve që janë fajtor për rezultatet katastrofale të Partive që marrin pjesë në zgjedhje parlamentare .

Në Kosovë përveç që nuk ndodh një gjë e tillë, fajtoret jo vetëm që mbesin të pandëshkuar, por pa asnjë gram të kritikes dhe vetkritikes e vazhdojnë avazin e vjetër.

Dallimi tjetër :

Ne Perëndim individi futet në politikë për t’i realizuar interesat e mirëqenies së përgjithshme.

Në Kosovë ndodh e kundërta :

Individi futet në politikë për t’i realizuar interesat personale përmes kontributit për rrënimin e interesave të përgjithshme.

Momenti tjetër brengoses :

Në Perëndim reformat fillojnë poshtë nëpër degë dhe mbarojnë lartë në krye të partisë.

Në Kosovë degët mbesin të paprekura ndërsa në krye të Partisë ndërrohen vetëm disa emra dhe mbiemra, mirëpo thelbi i politikbëries mbetet i paprekur, prandaj edhe pasojat anësore vazhdojnë të jenë të njëjta.

E vazhdojnë të jenë të njëjta, sepse burimi i problemit mbetet i patrajtuar dhe i pa izoluar.

Dhe në këtë mënyrë vazhdon avazi i vjetër deri sa të ndodh një fijasko si ky që i ndodhi PDK-së në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Çështja tjetër është tjetërsimi i votave brenda llojit që në Kosovën tonë të dashur është shndërruar në sport dhe ka bërë shkollë.

Vota është dhe duhet të mbetet gjithmonë vendim i lirë i qytetarit dhe duhet respektuar nga çdo strukturë dhe jo të jetë në duart e komisionerve dhe personave të papërgjegjshëm të cilët janë duke e demtuar Partinë Demokratike të Kosovës, kjo dukuri negative duhet të mos jetë prezent në zgjedhjet ardhshme.

Reformat që i ka filluar kryetari Kadri Veseli duhet të jetësohen dhe njerëzit të cilët janë duke ia shkaktuar humbjen PDK-së duhet t’i lënë vendin njerëzve të përgatitur dhe profesional.

Prandaj emrat dhe mbiemrat e njëjtë vazhdimisht riciklohen së bashku me mendësinë e tyre të prapambetur.