Ujësjellësi Prishtina: Paguani rregullisht faturat e ujit dhe mos e keqpërdorni ujin e pijshëm

Ndër të tjerash, ata u zotuan se me të gjitha kapacitetet e tyre profesionale do të jenë mbështetësit kryesorë në realizimin e objektivave të kompanisë.

Objektivave që ndërlidhen direkt me përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, filluar nga furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë dhe cilësia e ujit bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: kyçja e vendbanimeve të reja në sistem ujësjellësi dhe kanalizimi, mënyra të lehta procesuese në pagesat e shërbimeve, intervenime të shpejta në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, vendosje e infrastrukturës së re të ujësjellësit, etj.

Mesazhi i tyre drejtuar konsumatorëve ishte mjaft i qartë:

– Paguani rregullisht faturat e ujësjellësit dhe kanalizimit,

– Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm, mos e shpërdoroni.

– Ne ju garantojmë shërbime gjithnjë e më cilësore.